Aktualitet

Arrestohet pas 14 vitesh 50-vjeçari shqiptar, fshihej në Greqi

50-vjeçari akuzohet për mashtrim në Shqipëri midis viteve 2008 dhe 2009.

16 Korrik 2023, 18:22 Nga k.m.
Arrestohet pas 14 vitesh 50-vjeçari shqiptar, fshihej në Greqi
Foto ilustruese

GREQI- Prej 14 vitesh, autoritetet shqiptare ishin në kërkim të një 50-vjeçari, i cili akuzohet se ka kryer mashtrim në vitet 2008-2009 në shtetin fqinj, por ai kishte arritur të arratisej dhe të fshihej në Nafplion. Sipas mediave të huaja, shqiptari i paidentifikuar me emër, u lokalizua nga Policia, e cila konstatoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe e prangosi mbrëmjen e së premtes.

50-vjeçari është dërguar në Prokurorinë e Apelit të Nafplionit, ku është vendosur ndalimi i tij deri në përfundimin e procesit të ekstradimit të tij në Shqipëri.

greqi

Sondazh

Poll