Art&Argëtim

Shuhet legjenda britanike në Francë, aktorja dhe këngëtarja Jane Birkin ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare

Sipas mediave Birkin, e cila së fundmi kishte anuluar koncertet për shkak të problemeve shëndetësore, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Paris.

16 Korrik 2023, 14:17 Nga I.A
Shuhet legjenda britanike në Francë, aktorja dhe këngëtarja
Jane Birkin

RROGOZHINË- Aktorja dhe këngëtarja britanike Jane Birkin u nda nga jeta të dielën në moshën 76-vjeçare. Sipas mediave Birkin, e cila së fundmi kishte anuluar koncertet për shkak të problemeve shëndetësore, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Paris.

“Kam qenë gjithmonë optimiste dhe e kuptoj se më duhet kohë që të mund të jem sërish në skenë me ju”, tha ajo në maj kur njoftoi anulimin e koncerteve të saj.

E lindur në Londër në vitin 1946, ajo ishte zhvendosur në Francë në fund të viteve 1960. Edhe pse ishte franceze e natyralizuar, ajo kishte ruajtur gjithmonë një theks britanik që dallohej nga toni i zërit të saj. Ajo ishte e martuar me kompozitorin John Barry me të cilin kishte një vajzë Kate. Kjo u pasua nga lidhja e saj me Serge Gainsbourg , me të cilin, përveç një marrëdhënieje personale, ajo kishte një marrëdhënie profesionale që e solli në krye të top-listave në vitin 1969.

Gjatë lidhjes së tyre 10-vjeçare, ata patën një vajzë në vitin 1971, aktoren e njohur Charlotte Gainsbourg , ndërsa në vitin 1976, Birkin u shfaq edhe në filmin kontrovers "Je t'aime moi non plus" me regji të Gainsbourg. Dy ishin padyshim pikat kryesore të karrierës së saj: kënga legjendare "Je t'aime… Moi Non Plus", të cilën e regjistroi në vitin 1968 me partnerin e saj Serge Gainsbourg.

jane birkin

Sondazh

Poll