Art&Argëtim

“Do të të vras nëse ma merr vajzën”/ Goditi me grusht partneren dhe e kërcënoi me jetë, Gjykata vendos paraburgim për Feron

Lajmi është bërë i ditur për “Betimi për Drejtësi”, nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini. Nën akuzën "dhunë në familje", Prokuroria ka kërkuar paraburgimin e tij. 

13 Korrik 2023, 16:01 Nga k.m.
“Do të të vras nëse ma merr vajzën”/ Goditi me
Fero dhe Arbenita

GJILAN- Reperi i njohur Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit Fero, është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar me jetë dhe ka dhunuar partneren e tij, Arbenita Ismaji. Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke ia caktuar masën e paraburigmit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. 

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan.

“Ndaj të njëjtit është kërkuar masa e paraburgimit për veprën penale Dhunë në familje,”- është bërë me dije nga Prokuroria duke iu përgjigjur interesimit të mediave vendase.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku dyshohet se Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, sipas Gazetës Sinjali. Reperi mësohet se i ka thënë “do të të vras nëse ma merr vajzën”, por modelja ka arritur që të dalë nga banesa dhe ka bërë denoncimin në Polici.

fero

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Korrik 2023, 20:49

Eh mër Gim Rada, mos vdeksh kurrë!

Agim Rada IN MEMORIAM-Nga Edi Rama Nuk mund të niste më hidhur një ditë e imja, se sa me lajmin e ndarjes nga jeta të Agim Rad&eu...