Bota

Sulmi ndaj mediave gjatë TRAZIRAVE të 27 majit në Veri të Kosovës, Gjykata liron nga burgu serbin, Nemanja Vlaskoviç

Gjatë protestave të dhunshme në Veri janë sulmuar një numër i madh i punonjësve të mediave. 

15 Korrik 2023, 14:34 Nga a.l
Sulmi ndaj mediave gjatë TRAZIRAVE të 27 majit në Veri të
Nemanja Vllaskoviç

KOSOVË- Nemanja Vlaskoviç, serbi i cili u arrestua për sulm ndaj ekipit të mediave gjatë protestave të dhunshme të 27 majit, është liruar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. 

Për arrestimin e tij më herët ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili tha se Vllaskoviç do të përballet me drejtësinë për sulmet e kryera ndaj gazetarëve.

“Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste”, kishte shkruar Sveçla.

Gjatë protestave të dhunshme në Veri janë sulmuar një numër i madh i punonjësve të mediave. 

nemanja vllaskoviç

Sondazh

Poll