Bota

Pamje DRAMATIKE në Kroaci/ Digjen qindra hektarë pyje, zjarrfikësit në 'luftë' me flakët, evakuuohen mijëra banorë (VIDEO)

Banorët vendas i kanë mbijetuar një nate të gjatë, të vështirë dhe pa gjumë pasi kanë luftuar flakët së bashku me 160 zjarrfikës gjatë të enjtes. 

15 Korrik 2023, 13:27 Nga a.l
Pamje DRAMATIKE në Kroaci/ Digjen qindra hektarë pyje,
Kroaci

KROACI-  Më shumë se 600 hektarë terren pyjor u dogjën në Grebastica pranë Shibenikut, Kroaci, si pasojë e temperaturave përvëluese që kanë mbërthyer vendin që prej ditës së enjte. Banorët vendas i kanë mbijetuar një nate të gjatë, të vështirë dhe pa gjumë pasi kanë luftuar flakët së bashku me 160 zjarrfikës gjatë të enjtes. 

Autoritetet njoftojnë se përveç 600 hektarëve sipërfaqe pyjore të shkatërruar dhe të djegur, janë dëmtuar katër çati, tre fasada, një duzinë makina, një anije në dok të thatë, një punishte makinash dhe disa objekte ndihmëse. U shkatërruan gjithashtu pemë ulliri shumë dekadash, shkruajnë mediat e huaja. 

Ndërsa zjarri përparoi drejt Grebasticës të enjten, dy familje të huaja – njëra nga Sllovenia dhe tjetra nga Bosnja dhe Hercegovina – kërkuan ndihmë nga autoritetet. Ata duhej të kalonin katër deri në pesë orë në një vend të sigurt përpara se të ktheheshin në banesën e tyre. 

zjarr ne kroaci

Sondazh

Poll