Bota

'Mos bini pre e luftës hibride të Vuçiçit'/ Abdixhiku, për deklaratën e Sveçlës: Kjo lloj gjuhe nxit dhunë dhe tensione

Sot ministri Sveçla ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është duke humbur betejën në terren në raport me kryeministrin, Albin Kurtin, prandaj edhe po i kthehet luftës hibride përmes së cilës tenton të nxisë trazira në Kosovë.

15 Korrik 2023, 14:10 Nga a.l
'Mos bini pre e luftës hibride të Vuçiçit'/
Lumir Abidxhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me protestën e thirrur për sot. Ai i ka cilësuar deklaratat e Ministrit të pamatura dhe nxitëse të dhunës. 

“Deklaratë e pamatur, nxitëse e ofenduese e Ministrit të Punëve të Brendshme. Etiketimi i pabazë i gazetarëve e ofendimi i turpshëm i luftëtarëve – edhe nëse s’pajtohemi me ta – është nivel i ri i ulët i politikëbërjes në Republikë. Të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist, e të ndërtosh gjuhë nxitëse e përplasëse me plot imagjinatë është maskaradë. Kjo gjuhë, e dhënë tani, kërkon përplasje. Kërkon dhunë e kërkon krizë. Duket se mendja e pushtetit është mu në dhunë e krizë”, thuhet në reagimin e tij.

Sot ministri Sveçla ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është duke humbur betejën në terren në raport me kryeministrin, Albin Kurtin, prandaj edhe po i kthehet luftës hibride përmes së cilës tenton të nxisë trazira në Kosovë. Ndër të tjera ai thotë se mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë. 

lumir abdixhiku

Sondazh

Poll