Bota

'Ukraina në NATO pa kushte'/ Medvedev shpërthen ndaj ish-kryeministrit: Boris Johnson duhet të shkojë në një spital psikiatrik

Më parë, Johnson, në një artikull për “Daily Mail”, kishte pohuar nevojën e pranimit të Ukrainës në NATO pa vënë asnjë kusht dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

15 Korrik 2023, 12:41 Nga a.l
'Ukraina në NATO pa kushte'/ Medvedev shpërthen ndaj
Dmitry Medvedev

RUSI- Zëvendëkryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse ka shpërthyer ndaj ish-kryeministrit Boris Johnson, pasi ky i fundit më herët deklaroi se Ukraina duhet të anëtarësohet menjëherë në NATO. 

"Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ai do të pranohej menjëherë në një spital psikiatrik" pas deklaratave në lidhje me hyrjen e Ukrainës në NATO "pa kushte", shkroi zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse në Telegram, Dmitry Medvedev, duke akuzuar Johnson se ka bërë thirrje për "një Luftë të Tretë Botërore", shkruajnë mediat e huaja.  

Më parë, Johnson, në një artikull për “Daily Mail”, kishte pohuar nevojën e pranimit të Ukrainës në NATO pa vënë asnjë kusht dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

dmitry medvedev

Sondazh

Poll