Aktualitet

Aksident i trefishtë në Fier, makinat përplasen me njëra-tjetrën, 4 persona të lënduar

Tre makina janë përplasur ditën e sotme në vendin e quajtur "Fermë Çlirim" dhe nga aksidenti kanë mbetur 4 persona të lënduar.

14 Korrik 2023, 19:30 Nga I.A
Aksident i trefishtë në Fier, makinat përplasen me
Foto ilustruese

FIER- Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier. Tre makina janë përplasur ditën e sotme në vendin e quajtur "Fermë Çlirim" dhe nga aksidenti kanë mbetur 4 persona të lënduar. Ende nuk dihet cili është shkaku i aksidentit, ndërkohë që personat e lënduar janë transportuar në spital.  

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur "Fermë Çlirim", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E. N., është përplasur me automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin F. D. dhe me automjetin tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin K. R. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip "Volksëagen", shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksideent ne fier

Sondazh

Poll