Aktualitet

Vodhën 15 milionë lekë në një banesë, nis hetimi për tre të mitur, një 15-vjeçar në kërkim

Policia njofton se u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshave për dy 16-vjeçarë dhe për një shtetas 15-vjeç, si dhe u shpall në kërkim një 15-vjeçar.

14 Korrik 2023, 12:58 Nga DOSJA
Vodhën 15 milionë lekë në një banesë, nis hetimi
policia

DIVJAKË- Tre të mitur në Divjakë kanë vjedhur në banesën e një shtetasi, një shumë të konsiderueshme parash. Të tre së bashku me një 15-vjeçar që është shpallur në kërkim, kanë vjedhur në 1 korrik 15 milionë lekë të vjetra. Policia njofton se u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshave për dy 16-vjeçarë dhe për një shtetas 15-vjeç, si dhe u shpall në kërkim një 15-vjeçar.

Njoftimi nga policia

Në Divjakë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshave, për dy shtetas 16-vjeçarë dhe për një shtetas 15 vjeç, si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër 15 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 01.07.2023, kanë vjedhur në banesën e një shtetasi, një shumë të konsiderueshme parash. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shumë prej 15 milionë lekësh të vjetra që është marrë nga banesa në fjalë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll