Politike

Deputetë pranë Bashës kanë përfituar nga Ahmetaj? Berisha: Nuk denoncuan inceneratorët

Berisha deklaroi se sipas burimeve të tij, ka qenë një periudhë kur në PD nuk lejohej që të bëheshin deklarata për inceneratorët. 

14 Korrik 2023, 13:03 Nga A.B
Deputetë pranë Bashës kanë përfituar nga Ahmetaj?
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me çështjen e inceneratorëve, se mos ka ndonjë deputet të PD-së pranë Bashës që ka përfituar nga ish-ministri Arben Ahmetaj. Berisha nuk ka përjashtuar mundësinë që edhe Basha të ketë qenë i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Berisha zbulon se ka pasur një periudhë që selia blu nuk pranonte të denonconte për inceneratorët.

Pyetje- A ka deputetë të PD pranë Bashës që kanë përfituar nga Ahmetaj?

Berisha: Fakte konkrete nuk kam, por do e them hapur, ka qenë një periudhë që PD nuk pranonte të denonconte djegësat. Unë për koicindencë, një familja i imi është specialist mjedisi, nuk i pranohej që të bënte deklarata nga partia. Më vonë u denoncua, por e sigurtë që në një periudhë të caktuar jo të shkurtër PD nuk ka lejuar ekspertët e saj që të bëjnë denoncime. është folur që këta kanë lidhje midis Bashës dhe Mërtirit e Zotos por unë nuk kam të dhëna. Di që për muaj të tërë nuk pranohej që të denoncohej djegësat nga kjo seli. 

/Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll