Politike

'Nuk ishte Ahmetaj koka e mbretit/ Berisha: Koka është Edi Rama, por ai ia mbathi sot

Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është 'koka' që fshihet pas çështjes së inceneratorëve. 

14 Korrik 2023, 13:11 Nga A.B

'Nuk ishte Ahmetaj koka e mbretit/ Berisha: Koka është Edi Rama,

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është 'koka' që fshihet pas çështjes së inceneratorëve. 

Deklarata: 

Keni vënë re ju se si vjedh Belinda Balluku? I copëtojnë rrugët me lote. Unaza e Tiranës ka 13 vjet që nuk përfundon me lote. Përfundoi Rruga e Kombit për dy vite. Përfundoi rruga Levan-Vlorë për dy vite.
Pse e bëjnë kështu? Se kështu vjedhin me Salillarët dhe të tjerë dhe nuk futin kompanitë e huaja.
Kompanitë e huaja nuk janë, se ndjekin standarde të tjera. Ndaj ndërtoheshin rrugë me 2 milionë euro për kilometër. Me respektin më të madh për ndërtuesit shqiptarë, por rrugët janë ndërtuar nga kompanitë e huaja.
Dhe unë u bëj thirrje medieve t’u thonë shqiptarëve të vërtetën për këtë sipërmarje. Është banale të përflitet për sipërmarrje Zoto-Gugallja-Mërtiri.

Kjo është sipërmarrja Rama-Veliaj-Agaçi-Gjiknuri. Jam përpjekur të ekspozoj Ramën si kreu i organizatës. Nuk e bëj për qëllime politike, por dokumentet të detyrojnë të thuash të vërtetën. Sot ia mbathi. Ajo që tha avokati, koka e mbretit apo revolucionit, koka e mbretit iku. Nuk ishte Arben Ahmetaj koka e mbretit. Dhe po të shihni fytyrat e tyre, nuk kishte pamje të papara ndonjëherë. Do të studiohet edhe leximi i fytyrës, do të dalin aty të gjithë që janë të implikuar. Aty me firma janë me dhjetëra, me dhurata janë me dhjetëra.

sali berisha

Sondazh

Poll