Politike

Tabaku: S’ka asnjë emër nga opozita në dosjen e inceneratorëve

Ajo tha se kjo ka qenë një kauzë e drejtë e opozitës, duke arritur që sot të çojë para drejtësisë tre ministra të kësaj qeverie.

14 Korrik 2023, 11:25 Nga DOSJA
Tabaku: S’ka asnjë emër nga opozita në dosjen e
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një prononcim për mediat ka mohuar në mënyrë kategorike se në dosjen e SPAK për inceneratorët, ka dhe deputetë të opozitës. Ajo tha se kjo ka qenë një kauzë e drejtë e opozitës, duke arritur që sot të çojë para drejtësisë tre ministra të kësaj qeverie.

“Unë besoj që kjo ka qenë një kauzë e drejtë e PD-së dhe opozitës, duke arritur që sot të çojë para drejtësisë tre ministra të kësaj qeverie. Besoj se duhet t’i japim mbështetje maksimale SPAK. Sot u mbyll një kapitull dhe urojmë të hapet një kapitull i ri.

Unë nuk kam lexuar asnjë emër nga opozita të përfshirë në atë dosje. Nuk ka asnjë emër nga opozita. Ky është një shembull si funksion shteti i kapur në Shqipëri. Sot ky është lajmi dhe opozita i qëndroi në këmbë për 6 vite duke e denoncuar këtë aferë”, tha Tabaku.

Sondazh

Poll