Politike

'Pyetjeve t'i përgjigjet Rama'/ Momenti kur kryeministri largohet nga seanca, pranë i qëndron Manja (FOTO)

Gjatë seancës plenere, Berisha kërkoi nga Rama, që të përgjigjej në vend të Ahmetajt për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

14 Korrik 2023, 11:32 Nga DOSJA
'Pyetjeve t'i përgjigjet Rama'/ Momenti kur kryeministri
Rama duke lene Kuvendin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lënë Kuvendin kur kreu i PD-së Sali Berisha, i ka bërë kërkesën që të përgjigjej në vend të Ahmetaj. Rama ka qenë i pranishëm në Kuvend, në kohën kur do të votohej kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Kur fjalën e ka marrë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kreu i qeverisë është ngritur dhe ka ikur. 

'Pyetjeve t'i përgjigjet Rama'/ Momenti kur kryeministri

Gjatë seancës plenere, Berisha kërkoi nga Rama, që të përgjigjej në vend të Ahmetajt për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

“Duhej të ishte në sallë për t'iu përgjigjur pyetjeve në respekt të drejtësisë, qytetarëve, propozoj që të gjitha pyetjet t’iu përgjigjet bosi i tij Edi Rama. Thirreni këtu t’i bëjmë pyetje", tha Berisha. 

Sondazh

Poll