Politike

'Do largojmë qeverinë me protesta'/ Berisha: Do bëhen negociata me forca të tjera opozitare

Berisha ka paralajmëruar se PD do të zhvillojë së shpejti protesta.

14 Korrik 2023, 13:03 Nga A.B
'Do largojmë qeverinë me protesta'/ Berisha: Do bëhen
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se PD do të zhvillojë së shpejti protesta. Gjatë konferencës me gazetarët, kryedemokrati tha se PD do të bëjë edhe negociata edhe me forcat e tjera opozitare. 

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Ne do u drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e kësaj qeverie me protesta. Ne e kemi trajtuar këtë temë me seriozitetin dhe vërtetësinë më të madhe. Por është e domosdoshme që ne t’u drejtohemi shqiptarëve për këtë çështje. Në asnjë vend të botës, një qeveri që ka bërë këtë, nuk qëndron.
Dhe nëse qëndron, qëndron për dobësi të opozitës. Ne do u drejtohemi shqiptarëve për të kërkuar largimin e kësaj qeverie me protesta. Kjo është një aferë e tmerrshme. Nuk ka shoqëri që mund të tolerojë këtë aferë.
Do ketë negociata me opozitën. Do bëhen negociata me forca të tjera opozitare. Por kjo nuk mund të kapërcehet!

 

sali berisha

Sondazh

Poll