Aktualitet

“Wanted” nga prokuroria e Elbasanit, arrestohet në Londër shqiptari (EMRI)

I riu u arrestua në një qytet të Anglisë, të cilin e kishte përdorur si vendfsheje. Ai akuzohet se në 9 Qershor 2018 qëlloi me armë nga ku mbeti i plagosur Adriatik Kasa.

14 Korrik 2023, 08:33 Nga A.B
“Wanted” nga prokuroria e Elbasanit, arrestohet në Londër
Policia

BRITANI E MADHE- Ledio Hysa është arrestuar nga Policia, pasi ishte i kërkuar nga drejtësia shqiptare për plagosje. Gjykatës iu bë me dije se ndaj Hysës, 29 vjeç, është lëshuar një urdhër-arresti në vitin 2018 nga një gjykatë shqiptare.

I riu u arrestua në një qytet të Anglisë, të cilin e kishte përdorur si vendfsheje. Ai akuzohet se në 9 Qershor 2018 qëlloi me armë nga ku mbeti i plagosur Adriatik Kasa, raporton 'Top Channel'.

Në urdhër-arrestin ndërkombëtar thuhet se kjo ngjarje kriminale ka ndodhur në liqenin Seferan në Belsh, qarku Elbasan. Seanca e radhës në ngarkim të Ledio Hysës do të mbahet në 9 Gusht 2023./Dosja.al

ledio hysa shqiptari ne angli

Sondazh

Poll