Politike

“Ahmetaj nuk ishte i akuzuari, por prokurori”, Berisha: Secili shihte njëri-tjetrin kur do t’i fluturonte mandati, Rama ia mbathi kur u lexua raporti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi pas seancës së posaçme që i dha lejen SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

14 Korrik 2023, 11:06 Nga DOSJA
“Ahmetaj nuk ishte i akuzuari, por prokurori”, Berisha: Secili
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi pas seancës së posaçme që i dha lejen SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

“Si do ta quani sallën e parlamentit sot? Ishte gjysma e saj, gjysmë meiti. Secili shihte njeri-tjetrin, kur do t’i fluturojë mandati. Rama ia mbathi kur u lexua raporti. Pati frikë se do e pyesnin. Pastaj mezi doli nga salla Gjiknuri, janë shumë aty, nuk e keni idenë sa shumë emra janë. Klotilda që në emër të Erit bënte amendamente personale për Tiranën. Për fatin e keq, i akuzuari nuk ishte Ahmetaj, por Ahmetaj ishte prokurori i tyre”, deklaroi Berisha.

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Me 117 vota pro dhe 3 abstenim, deputetët autorizuan SPAK-un që të ushtrojë edhe kontroll në banesën e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj.

Deputetët të cilët abstenuan ishin Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Të gjithë deputetët e tjerë që ishin të pranishëm, ashtu sikurse edhe kryeministri Edi Rama, votuan pro.

Sondazh

Poll