Politike

Bardhi: Ku është Arben Ahmetaj? Nikolla: Kjo është një e drejtë e tij, jo një detyrim

Që në nisje të seancës planare, një debat i fortë është krijuar mes Bardhit dhe Nikollës lidhur me mungesën e Arben Ahmetaj në sallë.

14 Korrik 2023, 10:24 Nga m.s
Bardhi: Ku është Arben Ahmetaj? Nikolla: Kjo është një
Gazment Bardhi

TIRANË- Që në nisje të seancës planare, një debat i fortë është krijuar mes Bardhit dhe Nikollës lidhur me mungesën e Arben Ahmetaj në sallë. Gazment Bardhi parashtroi pyetjen se ku ndodhet Ahmetaj, por Lindita Nikolla ia preu shkurt, duke thënë se kjo është një e drejtë e tij. 

Për këtë çështje, opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord në Këshillin e Mandateve që t’i japin autorizim SPAK-ut që të arrestojë dhe kontrollojë banesën e ish-zv/kryeministrit. Vetë Arben Ahmetaj nuk është i pranishëm në seancë, dhe siç ka deklaruar në rrjetet sociale, nuk është në arrati.

DEBATI

Bardhi- Nëse ka arsye objektive, ne si rregull duhet të shtyjmë senacën. Ku ndodhet Arben Ahmetaj dhe cila është arsyeja e mungesës së tij? Keni informacion?

Nikolla- Kjo është një e drejtë e tij, jo një detyrim.

Bardhi- Unë propozoj që kryeministri të na japë përgjigje ku ndodhet Arben Ahmetaj

Nikolla- Do ju pres fjalën

Bardhi- Meraku juaj për procesin e rregullt ligjor për Arben Ahmetaj. Nëse ai është i shtruar në spital, ne kemi detyrimim ligjor të shtyjmë seancën

Nikolla- Do ju pres fjalën. Vazhdoni me raportin

Bardhi- Me që Arben Ahmetaj është fshehur, unë do vazhdoj me raportin, për të identifikuar vrimën ku është fshehur Arben Ahmetaj, jo se do na kërcënoni për të hequr të drejtën e fjalës.

gazment bardhi seanca per arben ahmetaj

Sondazh

Poll