Politike

Kuvendi miraton heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt, ja si votoi Rama

Tani i hapet rruga SPAK për të vijuar me procesin ligjor për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt.

14 Korrik 2023, 11:03 Nga A.B
Kuvendi miraton heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt, ja si votoi Rama
Procesi i votimit

TIRANË- Me 117 vota pro dhe 3 abstenim, mazhoranca dhe opozita i kanë hequr imunitetin e deputetit Arben Ahmetaj. Edhe kryeministri Edi Rama votoi pro kërkesës së SPAK.

Kështu është miratuar kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për të arrestuar dhe kontrolluar banesën e ish-zv. kryeministrin Ahmetaj, i cili akuzohet për tre vepra penale.

Tani i hapet rruga SPAK për të vijuar me procesin ligjor për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt.

seanca per arben ahmetajn

Sondazh

Poll