Politike

Ahmetaj mungon, Berisha: Pyetjeve t'i përgjigjet BOSSI i tij, Edi Rama

Pas kësaj deklarate, kryeministri Edi Rama u largua nga seanca.

14 Korrik 2023, 10:18 Nga A.B
Ahmetaj mungon, Berisha: Pyetjeve t'i përgjigjet BOSSI i tij, Edi Rama
Sali Berisha

TIRANË- Në seancën e mbajtur ditën e sotme në Parlament për kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, ky i fundit mungon. E duke qenë kështu, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se, në mungesë të Ahmetajt, pyetjeve t’i përgjigjet bosi i tij, Edi Rama.

'Në mungesë për shkak të arratisë së zëvendëskryeministrit, i cili duhet të ishte në këtë sallë për t’u përgjigjur pyetjeve, në respekt të parlamentit, në respekt të drejtësisë, në respekt të qytetarëve shqiptarë, unë propozoj që të gjitha pyetjeve t’u përgjigjet bosi i tij, Edi Rama. Ndaj thirreni këtu t’i bëjmë pyetje'- tha Berisha. 

Mirëpo, pas kësaj deklarate, kryeministri Edi Rama u largua nga seanca./Dosja.al

sali berisha seanca per arben ahmetajn

Sondazh

Poll