Bota

LISTA/ Temperaturat ekstreme, Greqia miraton disa masa

Ministria e punës ka dhënë urdhër për respektimin e këtyre masave në mënyrë që të përballohet i nxehti në disa institucione.

13 Korrik 2023, 21:23 Nga I.A
LISTA/ Temperaturat ekstreme, Greqia miraton disa masa
Foto Ilustruese

GREQI- I nxehti afrikan ka përfshurë të gjithë Evropën. Greqia në mënyrë që të qytetarët të mos dëmtohen ose të mos krijohen probleme nga temperaturat e larta ka marrë disa masa. Ministria e punës ka dhënë urdhër për respektimin e këtyre masave në mënyrë që të përballohet i nxehti në disa institucione. Disa nga masat janë pezullimi i funksionimit të zyrave të hipotekës, shtyrja e provimeve për patentë dhe pezullimi i detyrueshëm i dërgesave nga ora 12 deri në 5 pasdite.

Masat:

– Pezullimi i detyrueshëm i punës në zonat ku rreziku i stresit të nxehtësisë bëhet jashtëzakonisht i lartë gjatë periudhës 12:00 – 17:00.

– Sigurimi i punës në distancë me sistemin e telepunës për punëtorët e sektorit privat që bëjnë pjesë në grupe me rrezikshmëri të lartë.

– Masat për organizimin e orarit të punës dhe lehtësimin e punonjësve gjatë çdo ndryshimi të kohës së mbërritjes dhe largimit të tyre nga puna.

– Masat teknike dhe organizative për parandalimin e stresit termik të punëtorëve.

– Dispozita të veçanta për punën në natyrë dhe sigurimin e pajisjeve mbrojtëse personale.

temperaturat e larta

Sondazh

Poll