Bota

Shtensionohet Kuvendi i Kosovës/ Bislimi largohet nga seanca, deputetët e PDK-së lirojnë foltoren

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili u pëfshi në përleshjen fizike paradite, ka lëshuar sallën e Kuvendit.

13 Korrik 2023, 19:38 Nga I.A
Shtensionohet Kuvendi i Kosovës/ Bislimi largohet nga seanca,
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Situata në Kuvendin e Kosovës është shtensionuar. Deputetët e PDK-së e kanë liruar foltoren, ndërsa Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka vazhduar me leximin e pikave të rendit të ditës. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili u pëfshi në përleshjen fizike paradite, ka lëshuar sallën e Kuvendit.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë se duke dalë zv.kryeministri Bislimi nga salla, u plotësua kërkesa e PDK-së dhe tani mund të vazhdojë puna në Kuvend. Megjithatë, para kabinetit qeveritar vazhdojnë të qëndrojnë dy fotografitë e Kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, me hundën e zgjatur. 

Çfarë ndodhi në seancën plenare? 

Deputetët opozitarë ndërprenë fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së sotme plenare. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku hodhi ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi. Kjo u pasua me përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe anëtarëve të Qeverisë Kurti. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i cilësoi deputetët e PDK-së “si një bandë rrugaçësh” dhe shtoi se ky sulm erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues. 

glauk konjufca besnik bislimi dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll