Bota

Zyra e BE-së në Kosovë reagon për dhunën në Kuvend: Skenë zhgënjyese

BE-ja e ka quajtur zhgënyese të gjithë ngjarjen në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të PDK-së janë përplasur me ata të VV-së, si dhe me disa ministra.

13 Korrik 2023, 19:18 Nga I.A
Zyra e BE-së në Kosovë reagon për dhunën në
Sherri ne Kuvend

KOSOVË- Bashkimi Evropian ka reaguar për dhunën në Kuvendin e Kosovës. BE-ja e ka quajtur zhgënyese të gjithë ngjarjen në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të PDK-së janë përplasur me ata të VV-së, si dhe me disa ministra.

”Skena zhgënjyese dhune shihen sot në Kuvend. Kuvendi nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozimet dhe politikat në mënyrë demokratike. Diskursi dhe shkëmbimi i ideve janë bazat themelore të një demokracie”, thuhet në reagimin e BE-së.

Çfarë ndodhi në seancën plenare? 

Deputetët opozitarë ndërprenë fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së sotme plenare. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku hodhi ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi. Kjo u pasua me përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe anëtarëve të Qeverisë Kurti. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i cilësoi deputetët e PDK-së “si një bandë rrugaçësh” dhe shtoi se ky sulm erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues. 

dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll