Aktualitet

Futet në det për tu larë, ndërron jetë 66-vjeçari në Golem, dyshohet arrest kardiak

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sapo 66-vjeçari ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.

13 Korrik 2023, 21:26 Nga k.m.
Futet në det për tu larë, ndërron jetë
Foto ilustruese

GOLEM- Një 66-vjeçar, i identifikuar me inicialet M. K., ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sapo 66-vjeçari ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, por gjatë transportimit në spital, me ambulancë ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në Golem, shtetasi M. K., 66 vjeç, banues në Elbasan, sapo ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, por gjatë transportimit në spital, me ambulancë, ky shtetas ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

golem

Sondazh

Poll