Aktualitet

Kamionat po i shkatërrojnë rrugët/ "Halli" i banorëve: Do vijnë të hakmerren pas emisionit! Jemi kërcënuar të mos flasim për guroret!

Banorët ankohen për guroret dhe makinat e tonazhit që kalojnë çdo ditë përmes rrugës kryesore dhe të amortizuar të fshatit ku ai pak asfalt i përket kohës së diktaturës.

13 Korrik 2023, 19:59 Nga k.m.
Kamionat po i shkatërrojnë rrugët/ "Halli" i
Pamje nga emisioni

POGRADEC- Emisioni "Fol" ka shkuar në fshatin Cerrave të Pogradecit. Banorët ankohen për guroret dhe makinat e tonazhit që kalojnë çdo ditë përmes rrugës kryesore dhe të amortizuar të fshatit ku ai pak asfalt i përket kohës së diktaturës.

Banorë nuk fshehin frikën se pas denoncimit publik të problemeve me guroret do të ketë hakmarrje ndaj tyre duke pohuar se ka patur edhe kërcënime për të mos folur në media. Fshati komunë 7 km nga Pogradeci nuk ka njohur asnjë investim në 32 vite edhe pse është ndër fshatrat me numrin më të madh të popullsisë, 400 shtëpi 2000 banorë.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË:

 

pogradec emisioni fol

Sondazh

Poll