Ishin bashkë në lokal dhe u përleshën, si u vra shqiptari në Greqi, Policia identifikon autorin nga targa e makinës
Për shqiptarin deri më tani bëhet me dije se është një person me precendentë penalë dhe i njohur për Policinë greke, pasi ka kryer disa vepra penale edhe në shtetin fqinjë.
SELANIK-Policia e Selanikut ka identifikuar autorin që ekzekutoi me armë 50-vjeçarin shqiptar ditën e sotme pranë një karburanti. Sipas mediave greke, agjentët e policisë greke e kanë identifikuar nga targat e makinës me të cilën u arratis, por nuk kanë bërë me dije as identitetin e autorit dhe as të viktimës shqiptar. Për shqiptarin deri më tani bëhet me dije se është një person me precendentë penalë dhe i njohur për Policinë greke, pasi ka kryer disa vepra penale edhe në shtetin fqinjë.
Paçka se në fillim u trajtua si një konflikt i momentit, deri më tani hetuesit grekë besojnë se ngjarja e rëndë kriminale nuk ndodhi aty për aty. Mendohet se viktima dhe autori kanë qenë më herët së bashku në një lokal pranë zonës ku ndodhi krimi. Derisa mes tyre nisi një përleshje, që mendohet se ka lidhje me financat.
Pas konfrontimit në lokal, të dy u larguan me makinat e tyre. Më pas, u përballën sërish bashkë në rrugën Solonos të Selanikut. 50-vjeçari shqiptar ndodhej në karburant për të furnizuar makinën, ndërsa paralelisht në rrugën kryesore kishte ndaluar makina e autorit, e menjëherë nisi përplasja mes tyre.
50-vjeçari shqiptar mori 3 plumba në kraharor dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Sondazh
84 pro, 3 kundër dhe 3 abstenim! Shkarkohet Bledi Çuçi, 3 deputetë kundërshtojnë vendimin
Votimi TIRANË- 84 pro, 3 kundër dhe 3 abstenim! Kaq ka mjaftuar për të shkarkuar nga detyra si ministër të Brendshëm, B...
Mbante armë zjarri me vete teksa lëvizte me automjet, arrestohet 26-vjeçari në Fier
Arma e gjetur FIER- Mbante armë zjarri me vete, teksa lëvizte me automjet, si arrestohet në flagrancë 26-vjeçari në Fier.&n...
Abilekaj në Newsroom: Media intimidohet nga krimi
Enton Abilekaj TIRANË- Gazetari Enton Abilekaj ka folur për vështirësinë e raportimit të mediave lidhur me ngjarjet që ...
Kamionat po i shkatërrojnë rrugët/ "Halli" i banorëve: Do vijnë të hakmerren pas emisionit! Jemi kërcënuar të mos flasim për guroret!
Pamje nga emisioni POGRADEC- Emisioni "Fol" ka shkuar në fshatin Cerrave të Pogradecit. Banorët ankohen për guroret dhe makinat e ...
VËZHGIMI i VOA: Mentaliteti dhe vështirësitë ekonomike rëndojnë gjendjen e grave në veri të Shqipërisë
Foto ilustruese Megjithë përmirësimet që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit, bashkitë e zonave malore në veri...
Denoncimi në Newsroom/ Klodiana Lala: Rrajat kanë dhunuar edhe në një qendër votimi
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se vetëm pak ditë më parë ka marrë një tjet&eum...
U dhunua nga djali i ish-deputetit/ Klodiana Lala në Newsroom: I kam thënë Xhisela Malokut 'po fole, shpëton gjithë Niklën'
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar trajtimin që media i bëri dhunës barbare të ushtruar nga fisi Rraja n&e...
"Kemi investuar 3 mln euro për zgjedhje, pse më hap probleme?"/ Nuhu për Newsroom: Balla më doli në përgjime me Suel Çelën, i kërkonte llogari
Foto ilustruese TIRANË- Ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Emiljano Nuhu ka rrëfyer eksperiencën e tij me mediat gjatë pë...
Newsroom 6| Dy ngjarje të Rrajave dhe dy histori të ndryshme në media
Newsroom TIRANË- Newsroom rikthehet me episodin e 6 për të diskutuar lidhur me skandalin më të fundit që "hëngri kok&eu...
VIDEO/ Bllokimi i varkave në Lumin e Shalës dhe Liqenin e Komanit, policia: 46 mjete të kundraligjshme
Varkat DIBËR- 46 varka dhe mjete ujore janë bllokuar në Lumin e Shalës dhe në Liqenin e Komanit. Bëhet me dije se që...
