Politike

Vasili: Urgjenca për ligjin e kanabisit sipas urdhërit të trafikantëve, që duan të zbrazin depot

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar gjatë seancës parlamentare sa i takon vendimit të mazhorancës, për të mbledhur Komisionin e Ligjeve, e për të kaluar ligjin për kanabisin.

13 Korrik 2023, 15:21 Nga DOSJA
Vasili: Urgjenca për ligjin e kanabisit sipas urdhërit të
Petrit Vasili

TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar gjatë seancës parlamentare sa i takon vendimit të mazhorancës, për të mbledhur Komisionin e Ligjeve, e për të kaluar ligjin për kanabisin. Në vazhdën e akuzave, Vasili e etiketoi qeverinë Rama, si qeveri të kanabisit, krimit dhe hajdutërisë. Sipas tij, është absurde që me urgjencë duan të kalojnë ligjin e kanabisit sipas urdhërit të trafikantëve, që duan të zbrazin depot.

“Edi Rama dhe Rilindja urgjencë për kanabisin dhe fshehje për hajdutërinë e shekullit. Brenda javës një deputet, një ish zv.kryeministër, një ish kryetar bashkie dhe të tjerë ish ministra e deputetë, dalin në dosjen e inceneratorëve, të gjithë rilindas të firmosur mbështetur dhe përkrahur nga Edi Rama që sot fshihet. Ndërsa këta rilindasit sillen si horra, dhe nuk lejojnë Parlamentin që të bëjë debat. Në të njëjtën kohë me urgjencë të tmerrshme po kalojnë ligjin e kanabisit, sipas urdhërit të trafikantëve, që duan të zbrazin depot. Këta janë qeveri e kanabisit, hajdutërisë, rrugaçërisë e krimit”, përfundoi Vasili.

 

Sondazh

Poll