Bota

Kërkojnë masa nga qeveria për të reduktuar emetimet e gazeve serrë, aktivistët e klimës bllokojnë pistat në 2 aeroporte gjermane

Grupi 'Last Generation' tha se disa nga anëtarët e tij hynë në aeroportin e Hamburgut rreth orës 6 të mëngjesit (0400 GMT) dhe u ngjitën në pistë në ditën e parë të pushimeve të shkollës në qytetin verior gjerman.

13 Korrik 2023, 15:01 Nga a.l
Kërkojnë masa nga qeveria për të reduktuar emetimet e gazeve
Gjermani

GJERMANI-  Aktivistët e klimës kanë bllokuar fluturimet në dy aeroporte gjermane për disa orë në shenjë proteste kundër formës më ndotëse të transportit dhe për të kërkuar veprime më të ashpra të qeverisë për të reduktuar emetimet e gazeve serrë.

Grupi 'Last Generation' tha se disa nga anëtarët e tij hynë në aeroportin e Hamburgut rreth orës 6 të mëngjesit (0400 GMT) dhe u ngjitën në pistë në ditën e parë të pushimeve të shkollës në qytetin verior gjerman.

Dhjetra fluturime u anuluan dhe 10 mbërritje u detyruan të devijoheshin në aeroporte të tjera, shkruajnë mediat e huaja. Anëtarët e grupit kaluan gjithashtu një gardh sigurie në aeroportin e Duseldorfit në perëndim dhe bllokuan një rrugë hyrëse në pistë, duke ndërprerë disa fluturime përpara se të rifillonin operacionet. 

gjermani

Sondazh

Poll