Politike

I përfshirë në çështjen Ahmetaj? Deputeti socialist: S'kam lidhje me inceneratorët, jam gati të shkoj në SPAK

Nasufi deklaroi se nuk ka dijeni për çështjen e Ahmetajt.

13 Korrik 2023, 09:54 Nga A.B
I përfshirë në çështjen Ahmetaj? Deputeti socialist:
Fadil Nasufi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Fadil Nasufi u pyet ditën e sotme nga gazetarët në hyrje të Kuvendit, për dosjen e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Gjatë një prononcimi nga ambientet e jashtme të parlamentit, në nisje të seancës plenare, Nasufi deklaroi se nuk ka dijeni për një fakt të tillë.

'Nuk kam dijeni, nuk jam marrë me tendera korruptiv”, tha Nasufi.

Po ashtu, ai shtoi se nuk është marrë me çështjen e inceneratorëve dhe u shpreh i gashëm të shkojë të ballafaqohet nëse e thërret SPAK.

Nuk jam i përfshirë tek inceneratorët, jam gati të shkoj nëse më thërret SPAK”, tha Nasufi.

fadil nasufi arben ahmetaj

Sondazh

Poll