Bota

Humbi njërin sy, Salman Rushdie: Kam ëndrra ‘të çmendura’ pas sulmit me thikë

Inicidenti që i shkaktoi humbjen e shikimit në njëri sy, e ka bërë shkrimtarin të mos dojë të shfaqet në ngjarje publike të hapura, por të pranojë vetëm ato me ftesa të kontrolluara.

12 Korrik 2023, 21:47 Nga k.m.
Humbi njërin sy, Salman Rushdie: Kam ëndrra ‘të
Salman Rushdie

SHBA- Salman Rushdie ka treguar për “ëndrrat e çmendura” që ka përjetuar që kur u sulmua në Nju Jork. Shkrimtari 76-vjeçar foli për BBC në lidhje me incidentin, kur u sulmua me thikë teksa po përgatitej për të mbajtur një leksion, dhe shëndetin e tij fizik.

"Unë kam një terapist shumë të mirë që ka shumë punë për të bërë. Unë kam ëndrra të çmendura,"-tha aiRushdie kaloi gjashtë javë në spital pas sulmit që e la atë pa shikim në njërin sy. Ai gjithashtu ka pësuar lëndime në dorë, gjë që i ka vështirësuar shtypjen.

I dyshuari, Hadi Matar, është akuzuar për tentativë për vrasje dhe aktualisht po mbahet pasi është deklaruar i pafajshëm. Inicidenti që i shkaktoi humbjen e shikimit në njëri sy, e ka bërë shkrimtarin të mos dojë të shfaqet në ngjarje publike të hapura, por të pranojë vetëm ato me ftesa të kontrolluara.

“Trupi i njeriut ka një kapacitet të mahnitshëm për t’u shëruar. Kështu që unë jam me fat që jam mirë në këtë mënyrë,”- u shpreh shkrimtari.

Ai u pyet gjithashtu për autorin Milan Kundera, i cili vdiq sot, ai tha: Kam menduar për të. Kundera flet për të qeshurën si një mënyrë për t'u përballur me mizoritë. Sigurisht, në rastin e tij, mizoria që ai mendon është komunizmi e kështu me radhë. Por unë mendoj se nuk është një këshillë e keqe.

salman rushdie

Sondazh

Poll