Bota

Biden në Lituani: Putini besoi se NATO do të thyhet, por gaboi me vlerësimin

Biden ka deklaruar se NATO është më e fortë, më energjike dhe më e bashkuar se kurrë në historinë e saj.

12 Korrik 2023, 21:00 Nga I.A
Biden në Lituani: Putini besoi se NATO do të thyhet, por gaboi me
Joe Biden

LITUANI- Duke folur në fund të samitit dy-ditor të NATO-s në Vilnius, Joe Biden ripohoi mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën. Biden ka deklaruar se NATO është më e fortë, më energjike dhe më e bashkuar se kurrë në historinë e saj

Biden ka shtuar se Vladimir Putin ka vendosur bast se NATO do të thyhej kur filloi pushtimin në Ukrainë.

Putin besoi se vendet demokratike do të ishin të dobëta… ai mendoi gabim. Populli i Ukrainës mbetet i pathyer”, shtoi ai.

Presidenti vuri në dukje se përkundër gati një viti e gjysmë lufte, Ukraina mbetet e lirë dhe e pavarur. Ai gjithashtu theksoi se të gjithë dëshirojnë që lufta të përfundojë me kushte të drejta që kundërshtojnë parimet bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara, sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Ne nuk do të heqim dorë. Dua të them këtë. Përkushtimi ynë ndaj Ukrainës nuk do të dobësohet. Ne do të qëndrojmë për lirinë sot, nesër dhe për aq kohë sa të duhet. Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një koalicion prej më shumë se 50 kombesh për të siguruar që Ukraina të mbrohet, si tani dhe është në gjendje ta bëjë këtë edhe në të ardhmen”, tha Biden.

joe biden vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll