Politike

Protesta kundër konstituimit të Bashkisë së Kamzës, përfaqësues të “Bashkë Fitojmë”: Do çojmë të drejtën në vend

Sot është protestuar kundër konstituimit të Bashkisë së Kamzës, ku më 14 maj u shpall fitues Rakip Suli i PS-së përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha.

12 Korrik 2023, 14:12 Nga DOSJA
Protesta kundër konstituimit të Bashkisë së Kamzës,
protesta nga Bashke Fitojme

TIRANË- Sot është protestuar kundër konstituimit të Bashkisë së Kamzës, ku më 14 maj u shpall fitues Rakip Suli i PS-së përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha.

Përfaqësues të koalicionit “BF”, kanë kundërshtuar konstituimin e Bashkisë, pasi sipas tyre, zgjedhjet e 14 majit janë manipuluar. Ata thonë se nuk mund të tolerojnë këtë vjedhje, dhe se do të bëjnë gjithçka për të çuar të drejtën në vend. Në të njëjtën kohë kanë paralajmëruar se do thërrasin banorët e Kamzës në protesta.

“Këtë lloj vjedhje nuk do e tolerojmë, do bëjmë gjithçka për të çuar të drejtën në vend. Zgjedhjet më 14 maj ishin të vjedhura, procesi ishtë mënyra më e lehtë për të manipuluar zgjedhjet. Jemi në një pushtet që nuk njeh limit. Do thërrasim qytetarët e Kamzës në protesta. Ne kemi bërë kallëzimin në SPAK”, u shpreh një prej tyre.

 

Sondazh

Poll