VIDEO- Do merrnin zemrën në Barcelonë, motra e Saimir Sulës: Po presim jashtë, emri jonë s'figuron në listë, prokurorja na ka bllokuar
Majlinda thotë se askush nuk po iu përgjigjiet thirrjes së saj, as avokatja e çështjes e as prokurorja e cila sipas saj i ka bllokuar.
12 Korrik 2023, 12:51Nga A.B
Majlinda Sula
BARCELONË- Motra e Saimir Sulës ndodhet në Barcelonë për të tërhequr zemrën e vëllait të saj. Mirëpo, Majlinda dhe dy avokatet e saj nuk janë lejuar që të futen brenda institucionit të Toksikoligjisë, duke u shprehur se roja i ka bërë të ditur se emri i tyre nuk ishte në listë.
Po ashtu, Majlinda thotë se askush nuk po iu përgjigjiet thirrjes së saj, as avokatja e çështjes, as prokurorja e cila sipas saj i ka bllokuar.
'Unë jam Majlinda Sula, familjare e Saimirit. Prokurorja na ftoi këtu, është ora 12:10 minuta, kemi dy orë që presim te dera e institutit. Kemi dy orë që presim te dera në institutin në Barcelonë. Këto dy zonjat janë avokatet e mia. Avokatja e Ambasadori nuk ia ka fare idenë, se thotë nuk jam në Madrid, ne familjarët kemi 2 orë që presim këtu. Roja po na thotë që emri i familjarëve nuk janë në listë dhe avokatët nuk janë në listë, se prokurorja nuk ka njoftuar se duhet të jemi prezentë. Prokurorja na ka bërë bllok, zoti ministër jepi zgjidhje'- thotë ajo.
Sot ishin planifikuar të kryheshin procedurat për transportin e zemrës së Saimir Sulës, në prani të familjarëve dhe institucioneve zyrtare nga Shqipëria dhe Spanja, të përfshira në këtë çështje.
Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!/Dosja.al