Aktualitet

Vrau italianin/ Burg përjetë për shqiptarin dhe 300 mijë euro dëshmpërblim, e veja: S’do ketë kurrë drejtësi, im bir nuk ka më një baba!

Gjykata në Itali ka dënuar një shqiptar me burgim të përjeshtëm dhe bashkëpunëtorin e tij me 16 vite burg, në lidhje me një vrasje që ka ndodhur në vitin 2021.

12 Korrik 2023, 12:28 Nga DOSJA
Vrau italianin/ Burg përjetë për shqiptarin dhe 300 mijë
viktima

ITALI- Gjykata në Itali ka dënuar një shqiptar me burgim të përjeshtëm dhe bashkëpunëtorin e tij me 16 vite burg, në lidhje me një vrasje që ka ndodhur në vitin 2021. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Torino, ku vranë Roberto Mottura-n.

Gjykata e Torinos caktoi burg përjetë për Emirjon Margjinin, personi i cili hapi zjarr dhe 16 vjet burg për bashkëpunëtorin e tij, Mërgim Lazrin. 

Prokuroria kishte kërkuar burg përjetë për të dy shqiptarët. Por për gjykatën, Lazri nuk ishte brenda shtëpisë kur u qëllua me armë zjarri, ndaj akuza e ngritur ndaj tij u rikualifikua. Gjykata urdhëroi një dëmshpërblim të menjëhershëm për familjen e viktimës, me vlerë prej 300 mijë eurosh.

“Nuk do ketë kurrë drejtësi, im bir nuk ka më një baba”, ishte komenti i dëshpëruar i bashkëshortes së Mottura-s, shkruan Corriere Della Sera.

Në procesin gjyqësor ndaj Margjinit dhe Larzit përfunduan edhe 4 shqiptarë të tjerë për akuza të ndryshme, si favorizim, posedim droge e armësh, megjithatë në fund u liruan nga akuzat.

Sondazh

Poll