Politike

“Kompromisi është gri! Bluzat tona janë të bardha!”, studentët në protestë përballë Parlamentit, Berisha: Të mbështesim kauzën e tyre

Studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar se do të dalin sërish në protesta, për të kundërshtuar projektligjin që i detyron të punojnë për pesë vite përpara se të marrin diplomën

12 Korrik 2023, 11:36 Nga DOSJA
“Kompromisi është gri! Bluzat tona janë të
Sali Berisha

TRANË- Studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar se do të dalin sërish në protesta, për të kundërshtuar projektligjin që i detyron të punojnë për pesë vite përpara se të marrin diplomën. 

Protesta e radhës do të organizohet në datën 20 korrik, përballë Parlamentit. Me moton “Kompromisi është gri! Bluzat tona janë të bardha!”, studentët kërkojnë nga shteti që ti japë zgjidhje.

Thirrjes së tyre i është bashkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Studentët e Mjekësisë protestojnë nesër para Palamentit kunder ligjit anti-student të Edi Ramës. Ju bëj thirrje të gjithë studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve të mbështesin kauzën e tyre të drejtë”, shkruan ai në një postim në Facebook.

“Kompromisi është gri! Bluzat tona janë të

Sondazh

Poll