Bota

Deklarata bombë! Ish-presidenti rus: Samiti i NATO-s po afron Luftën e Tretë Botërore

Ish-presidenti u shpreh se operacioni ushtarak do të vijojë me të njëjtin objektiv, që synon të ndalojë grupin nazist të Kievit të bëhet pjesë e NATO-s.

12 Korrik 2023, 08:37 Nga m.s
Deklarata bombë! Ish-presidenti rus: Samiti i NATO-s po afron Luftën e
Dmitry Medvedev

RUSI- Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka dhënë një deklaratë të fortë se samiti i NATO-s afron Luftën e Tretë Botërore. 

“Perëndimi është çmendur totalisht. Nuk mund të bënte ndryshe. Parashikueshmëria në nivele ekstreme, deri në idiotësi. Lufta e Tretë Botërore po afrohet”, u shpreh ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, i cili aktualisht mban detyrën e zv.presidentit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Lidhur me samitin e NATO-s që po mbahet në Vilnius, ish-presidenti u shpreh se operacioni ushtarak do të vijojë me të njëjtin objektiv, që synon të ndalojë grupin nazist të Kievit të bëhet pjesë e NATO-s.

Në ditën e parë të samitit të NATO-s, krerët e Aleancës u dakorduan për thjeshtëzimin e procesit të pranimit të Ukrainës, duke e anashkaluar Planin e Veprimit të Anëtarësimit.

Por presidenti Zelensky u shpreh i zemëruar me aleancën ushtarake, duke thënë se është absurde që vendit të tij nuk i është përcaktuar një afat kohor për marrjen e një ftese për anëtarësim./Dosja.al

dmitry medvedev

Sondazh

Poll