Sport

“Çështja Mbappe”, Parisi pret një përgjigje nga ylli i saj, deri më 31 korrik...

Serisë së Kylian Mbappe për të qëndruar ose jo në Paris, po i vjen fundi pasi klubi thuhet se i ka dhënë superyllit francez një afat deri më 31 korrik.

11 Korrik 2023, 14:53 Nga DOSJA
“Çështja Mbappe”, Parisi pret një përgjigje

FRANCE - Letra e përgjigjes, me tre faqe e Parisit, drejtuar Kylian Mbappe kishte gjithashtu edhe datën kur mund të zgjidhej misteri i çështjes apo edhe të përcaktohej korniza kohore për zgjidhjen së problemit.

Presidenti i kampionëve të Francës, Nasel Al Khelaifi, kishte deklaruar në prezantimin e Luis Enrique, se superylli 24-vjeçar duhet t'i përgjigjet dilemës që i është vënë brenda 1-2 javësh, por realiteti është ndryshe.

Parisi i ka bërë thirrje Mbappes që të vendosë, nëse do të aktivizojë një zgjatje të kontratës deri në verën e vitit 2025, apo do të pranojë të shitet këtë verë, megjithëse sulmuesi ndërkombëtar ka treguar se kur t’i mbarojë kontrata, do të largohet në verën e vitit 2024.

Francezët në letrën e tyre bëjnë me dije se Mbappe ka afat deri më 31 korrik për të komunikuar përgjigjen e tij dhe se është e nevojshme që të ketë takime më herët.  Rikthimi i Mbappes në stërvitje është planifikuar për të hënën e 17 korrikut, por udhëtimi në Japoni më 22 të muajit, pakëson mundësitë dhe kohën për diskutime.

Nëse afati përfundon pa një përgjigje nga Mbappe, sipas “Marca”, Parisi do të vazhdojë të dëgjojë ofertat për golashënuesin më të mirë të historisë së tyre, pa e ditur strategjinë që do të zgjedhë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll