Politike

DEBATE në Kuvend/ SPAK do autorizim për prangosjen e Ahmetajt, opozita kërkon "dyer të hapura", Salianji-Felajt: Je pjesë e dosjes edhe ti

Debat ka pasur mes demokratit Ervin Salianji dhe deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj duke i thënë se është në konflikt interesi dhe ndaj e kërkon mbledhjen me dyer të mbyllura.

11 Korrik 2023, 17:06 Nga k.m.
DEBATE në Kuvend/ SPAK do autorizim për prangosjen e Ahmetajt, opozita
Ervin Salianji dhe Ermonela Felaj

TIRANË- Seanca për mandatin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ka nisur me tensione në mbledhjen e Këshilli të Mandateve. Sipas ‘BalkanWeb’, opozita ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, por ka pasur replika nga ana e maxhorancës.

Debat ka pasur mes demokratit Ervin Salianji dhe deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj duke i thënë se është në konflikt interesi dhe ndaj e kërkon mbledhjen me dyer të mbyllura.

“Je e përfshirë njësoj dhe je pjesë e dosjes dhe prandaj e kërkon të mbyllur mbledhjen,”- është shprehur ai.

Ishte kërkesa e SPAK për heqjen e mandatit dhe arrestimin e ish-zv.kryeministrit, por edhe për zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura. Vetë Ahmetaj nuk merr pjesë në mbledhje, por përfaqësohet nga dy avokatët e tij.

 

ervin salianji ermonela felaj arben ahmetaj arben ahmetaj ne spak

Sondazh

Poll