Politike

Forcohen kriteret për huatë shtetërore, miratohen ndryshimet për shlyerjen e detyrimeve

Kthimi i tyre nga subjektet ka krijuar vonesa dhe problematika për buxhetin.

11 Korrik 2023, 14:43 Nga A.B
Forcohen kriteret për huatë shtetërore, miratohen ndryshimet
Kryeministria

TIRANË-Forcohen kriteret per kthimin e garancive dhe huave shtetërore të dhëna kundrejt subjekteve private.

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimet në ligjin“Për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pa kthyera” duke i dhënë më shumë hapësirë ligjore Agjensisë së trajtimit të Huave që të monitorojë subjektet dhe të verifikojnë aftësinë e tyre paguese.

Gjatë periudhës së pandemisë Qeveria miratoi Garancitë sovrane në vlerën e 26 miliardë lekëve për mbështetur bizneset që kishin vështirësi si pasojë e pandemisë. Kthimi i tyre nga subjektet ka krijuar vonesa dhe problematika për buxhetin.

/Dosja.al

kritere per hua kredi shlyerje detyrimesh

Sondazh

Poll