Politike

Vetëm kryeministri shqiptar flet! Samiti i NATO-s, të gjithë foto familjare, Rama krah për krah me Macron

Në një bashkëbisedim me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, Rama duket se bënte batuta me gjatësinë e tij, ndërsa dhe e pyeti për dikë. 

11 Korrik 2023, 14:35 Nga k.m.
Vetëm kryeministri shqiptar flet! Samiti i NATO-s, të gjithë foto
Edi Rama dhe Emmanuel Macron

SLOVENI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vilnius, aty ku ditën e sotme po zhvillohet samiti i NATO-s. Në momentin e shkrepjes së fotografisë së të gjithë liderëve së bashku, kryeministri i Shqipërisë ishte i vetmi që po fliste. Në një bashkëbisedim me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, Rama duket se bënte batuta me gjatësinë e tij, ndërsa dhe e pyeti për dikë. 

E vetmja gjë që u kuptua nga biseda, ishte përgjigjia e Rutte-s, i cili i tha: Nuk është këtu!

Pas fotos, Rama dhe Macron ecin krah për krah me njëri-tjetrin.

Udhëheqësit e NATO-s do të qëndrojnë dy ditë në Vilnius. Ata do të adresojnë sfidat më urgjente për aleancën, për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe parandaluese të NATO-s si dhe për të sjellë më afër grupit Ukrainën. E lufta në Ukrainë pritet që të jetë në krye të axhendës.

 

edi rama emmanuel macron

Sondazh

Poll