Sport

Ka edhe të tjerë pretendentë për shiritin e kapitenit te Man.United. Bruno Fernandes do të përballet me rivalë të fortë

Casemiro është një lojtar me përvojë dhe në një intervistë ka treguar se i pëlqen të drejtojë

11 Korrik 2023, 13:20 Nga DOSJA
Ka edhe të tjerë pretendentë për shiritin e kapitenit te

ANGLI - Gazeta ‘The Sun’ avancon në Angli, teksa raporton se Erik ten Hag ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kapiten i Manchester United sezonin e ardhshëm, ndonëse Bruno Fernandes është kandidati kryesor për të mbajtur shiritin në krah, i cili më parë i përkiste mbrojtësit Harry Maguire. 

Por portugezin e pret një konkurrencë e madhe, pasi Casemiro është gjithashtu një kandidat i fortë për këtë ‘pozicion’. Mesfushori 31-vjeçar ka përvojë dhe në një intervistë për revistën braziliane ‘Placard’ ka pranuar se i pëlqen të drejtojë. 

"Më pëlqen ta kem këtë rol. Të jem lider, të kujdesesh, të jesh si një baba, të kujdesesh për gjërat. Më pëlqen të jem shembull, të jem i pari. Është një rol që më pëlqen",- tha lojtari, i cili iu bashkua United sezonin e kaluar nga Real Madrid.

Shiriti i kapitenit është vetëm një simbol, por lojtarët kanë përgjegjësinë të flasin me arbitrin, me lojtarët e tjerë. Më pëlqen të jem një futbollist që jep shembull”,- përfundoi mesfushori brazilian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll