Sport

Në fund të muajit do të vendoset fati për të ardhmen e talentit të Barçës

Katalanasit do të vendosin për rolin e Lamine Yamal në sezonin e ri

11 Korrik 2023, 11:20 Nga DOSJA
Në fund të muajit do të vendoset fati për të ardhmen e

SPANJE - “La Masia” lind talent pas talenti dhe xhevahiri i radhës në akademinë e Barcelonës është Lamine Yamal. Ai konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të gjigantëve katalanas dhe futbollisti ka nisur stërvitjet parasezonale me ekipin e parë.

Sezonin e kaluar, Lamin Yamal, i cili mendohet të jetë një ‘Lionel Messi’ i ardhshëm, u bë lojtari më i ri në histori që debutoi me Barçën në një ndeshje të La Ligës. 

Këtë verë, talenti i madh i do të ketë mundësinë të përgatitet për fushatën e re nën drejtimin e trajnerit Hernandez. Sipas raportimeve në Spanjë, javët e ardhshme do të jenë me rëndësi të madhe për të ardhmen e Yamal.

Më 13 korrik, Lamin Yamal do të mbushë 16 vjeç dhe tashmë është në gjendje të nënshkruajë kontratën e parë profesionale me Barcelonan. Ka një mirëkuptim mes dy palëve dhe Yamal duhet të nënshkruajë me katalanasit.

Tani për tani, Lamin Yamal pritet të stërvitet me ekipin e parë të Barcelonës, por në ndeshjet zyrtare do të luajë kryesisht për ekipin e dytë të gjigantit spanjol, Barcelona Athletic.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll