Bota

Helmimi i numëruesve në Kosovë/ Zbulohen kush janë dy ‘postierët’ që sollën zarfet me fletëvotime (FOTO)

13 Tetor 2019, 16:13 Nga DOSJA
Helmimi i numëruesve në Kosovë/ Zbulohen kush janë dy

KOSOVË- Mediet në Kosovë kanë zbuluar personat që sollën e zarfet me fletëvotime nga Serbia që helmuan 26 numërues dhe komisionerë të KQZ-së së Kosovës.

‘’Indeksonline’’ mëson nga burimet e saj se ‘’postierët’’ janë dy shtetas serbë, duke u siguruar dhe një foto të përbashkët.

Njëri prej tyre quhet Dejan Paviçeviç, i cili  është zyrtar ndërmjetës midis Serbisë dhe Kosovës, kurse personi tjetër në foto njihet si  Predrag Nikoliç.

Ata kanë dërguar 150 zarfa me 20 fleta votimi në zyrën e postës te rruga ‘’Agim Ramadani’’ në datën 4 tetor, dy ditë para zgjedhjeve, përmes një taksie.

Nga ky rast u helmuan 26 persona, të cilët po numëronin votat e ardhura nga Serbia dhe aktualisht ndodhen në spitalin e Prishtinës.

Mediat kosovare raportuan ditën e sotme se 26 numërues votash janë helmuar. Ata kanë shfaqur shenja alergjie në fytyrë dhe duar. 9 prej tyre janë shtruar në spital ku po marrin trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa procesi i numërimit për votat e ardhura nga Serbia është ndërprerë tashmë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni helmohen 26 zyrtare zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 helmohen 26 zyrtare zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll