Bota

Nëntë persona përfshirë pesë civilë, janë vrarë gjatë sulmeve ajrore turke në vëri të Sirisë.

13 Tetor 2019, 16:37 Nga DOSJA
Nëntë persona përfshirë pesë civilë, janë

SIRI- Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se një sulm ajror i Turqisë ka goditur qytetin e Ras Al Ain këtë të djelë, dukë lënë të vrarë 9 persona, mes të cilëve 5 civilë.

Sulmi ajror qëlloi një grup njerëzish të cilët kishin ardh në qytet për të treguar suportin e tyre për mbylljen e sulmeve turke ndaj forcave kurde në veri të Sirisë.

Forcat demokratike Siriane, raportojnë se Turqia po godet edhe njerëz civilë, të cilët janë të pafajshëm në tërë luftën e krijuar.

Agjensia e të drejtave të medias në Siri ka deklaruar se forcat turke kanë shënjestruar midis tyre dhe gazetarët e huaj, që ndodhen në Siri për të raportuar mbi ngjarjen dhe që po shoqëronin njerëzit e ardhur për të treguar suport.

Në agjencinë e lajmeve kurde, Hawar, tha se një prej reporterëve të tij ishte vrarë. Fotografitë e kapura prej tij  treguan sulmin ajror në një rrugë të qetë por që më pas u mbush nga trupa dhe gjymtyrë të civilëve të vrarë.

Disa nga të vrarët duket se mbanin armë. Aktivistët thanë se personat e armatosur po ruanin autokolonën me njerëz.

Burimi:Haaretz

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 9 te vdekur ne siri sulmet ajrore turke 9 te vdekur ne siri sulmet ajrore turke

Sondazh

Poll