Sport

Man.Utd po i afrohet transferimit të Andre Onana-s… zbulohet arsyeja pse u largua David de Gea nga “Djajtë e Kuq”

Manchester United do të bëjë një përpjekje të madhe këtë javë për të bërë të tyrin portierin Andre Onana.

10 Korrik 2023, 18:11 Nga DOSJA
Man.Utd po i afrohet transferimit të Andre Onana-s… zbulohet arsyeja

ANGLI - Ndeshja e parë parasezonale e United zhvillohet të mërkurën kundër Leeds, në Oslo dhe trajneri Erik ten Hag nuk ka numrin 1 të skuadrës. Interesimi i tij për portierin e Interit, kamerunasin Onana, 27 vjeç, ka qenë i qartë prej javësh.

United thotë, se ndërsa diskutimet fillestare kanë qenë pozitive, gjigantët italianë do të duhet të kënaqen me çmimin prej 43 milionë paundësh. Megjithatë Interi është në kërkim të një portieri të ri, me Anatoliy Trubin të Shakhtar Donetsk dhe Yann Sommer të Bayern Munich të dy si opsione.

Holandezi Ten Hag ka treguar edhe një herë anën e tij të pamëshirshme. Në fund të nëntorit ai i tregoi derën një legjende si Cristiano Ronaldo. Tani ai e ka bërë këtë sërish, duke e detyruar De Gean të mbyllë kapitullin e qëndrimit 12-vjeçar në “Old Trafford”.

Spanjoli De Gea bëri disa gabime kyçe këtë sezon, duke përfshirë dy ulëritës, duke theksuar dobësinë e lojës së tij me këmbë, kundër Sevillas pasi United u eliminua nga Europa League. Paga tij e madhe prej 375.000 £ në javë ishin gjithashtu një problem.

Por Ten Hag tërhoqi ‘prizën’ për çdo marrëveshje të re, sepse ai kërkon një portier që mund të luajë mirë me këmbë prapa. Ndaj ai sërish është kthyer te një lojtar që e njeh nga Holanda. Ata kanë punuar pesë vjet së bashku në Amsterdam dhe nuk ishte çudi që kur Ten Hag u largua, Onana nuk ishte shumë prapa.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll