Sport

Skandale seksuale në kombëtaren e Zambias për femra: “Është normale që trajneri të flejë me lojtaret, ndryshe...!”

Trajneri Bruce Mwape po hetohet, por në Zambia thonë se federata "bën një sy qorr"

10 Korrik 2023, 16:43 Nga DOSJA
Skandale seksuale në kombëtaren e Zambias për femra:

ZAMBIA - Skuadra e femrave të Zambisë, e cila do të luajë në Kupën e Botës në Australi dhe Zelandën e Re këtë muaj, është zhytur në një skandal, me trajnerin e kombëtares, Bruce Mwape, i akuzuar për sjellje të papërshtatshme seksuale, sipas gazetës britanike "The Guardian".

FIFA, gjithashtu sipas të përditshmes britanike, është në dijeni të këtyre akuzave dhe shpreson që hetimi i nisur në shtator të vitit të kaluar, i cili ka në shënjestër Mwape dhe trajnerin U-17, Kaluba Kangwa, të këtij vendi afrikan, do të ndjekë rrjedhën e tij.

"Nëse ai (Mwape) dëshiron të flejë me dikë, ju duhet të thoni ‘Po’. Është normale që trajneri të flejë me lojtaret e ekipit tonë", tha një futbolliste për "The Guardian".

Një tjetër person shumë pranë kombëtares së Zambias ka treguar se lojtaret po kërcënohen nga trajneri. "Ata po kërcënohen me veprime ndëshkuese nëse guxojnë të thonë diçka. Federata mbyll një sy, sepse kanë pasur rezultate të mira. Është mënyra e tyre për t'i treguar publikut dhe autoriteteve suksesin dhe imazhin e tyre të mirë. Por prapaskenat është shumë e shëmtuar."

Adrian Kashala, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Zambias, do të shprehej për këtë çështje: “Ne nuk kemi të dhëna për ndonjë ankesë zyrtare në lidhje me akuzat”.

Zambia është pjesë e Grupit C të Kupës së Botës, së bashku me Kosta Rikën, Japoninë dhe Spanjën. Të premten e kaluar skuadra afrikane mposhti Gjermaninë me rezultat 3-2 në një ndeshje miqësore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll