Sport

VIDEO/ Grushta pas ndeshjes! Futbollistët e SHBA-së dhe Kanadasë u përleshen fizikisht në korridorët e stadiumit...

Arbitri anësor merr një goditje në kokë, gjakoset dhe largohet nga ndeshja kundër Kanadasë

10 Korrik 2023, 14:49 Nga DOSJA

VIDEO/ Grushta pas ndeshjes! Futbollistët e SHBA-së dhe Kanadasë

SHBA- Skuadra e SHBA-së vuajti më shumë, por arriti të kualifikohet, duke kapërcyer dy momente dramatike, teksa mposhti Kanadanë me penalltinë, pasi koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën në barazim 2-2. Nga pika e bardhë SHBA ishte më e saktë dhe fitoi 3-2, duke kaluar kështu në gjysmëfinalen e Kupës së Artë 2023.

Incidentet ndodhën kur pas fitores së ndeshjes, skuadra amerikane thuhet se ishte tallur me futbollistët kanadezë, gjë që do të kishte shkaktuar arsye për t’u përleshur në korridoret e stadiumit. Ende nuk dihet nëse Concacaf do të marrë masa për këtë çështje dhe do të ndëshkojë lojtarët e përfshirë në përleshje. Shikojeni videon…

Më pak se një minutë nga koha e rregull kishte kaluar në ndeshjen çerekfinale të Gold Cup midis SHBA-së dhe Kanadasë dhe loja u desh të ndalej. Arsyeja, e pazakontë:  gjyqtari anësor u godit nga një top në fytyrë dhe kërkoi kujdes të menjëhershëm mjekësor. Incidenti ndaloi lojën për disa minuta në stadiumin TQL të Cincinnatit. Pasi mori ndihmën mjekësore, ai nuk ishte në gjendje të vazhdonte Gold Cup dhe u zëvendësua.

VIDEO/ Grushta pas ndeshjes! Futbollistët e SHBA-së dhe Kanadasë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll