Bota

Kërkuan rritje page, qeveria merr masa ekstreme ndaj mësuesve në Tunizi: Kush del në protestë do pezullohet nga puna

Në kuadër të protestës së tyre, mësuesit në vend kanë refuzuar të dorëzojnë notat e shkollës.

10 Korrik 2023, 17:49 Nga a.l
Kërkuan rritje page, qeveria merr masa ekstreme ndaj mësuesve në
Mësuesit në Tunizi

TUNIZI- Tunizia ka pezulluar pagat për 17,000 mësues dhe ka shkarkuar 350 drejtorë shkollash për shkak të protestave që kërkonin rritje të pagave. 

Pezullimet e pagave mund të prekin rreth 30% të mësuesve të shkollave fillore të vendit dhe do të përshkallëzojnë konfliktin me sindikatat e fuqishme UGTT në një kohë kur qytetarët e vendit të Afrikës Veriore përballen me një krizë të rëndë ekonomike. Në kuadër të protestës së tyre, mësuesit në vend kanë refuzuar të dorëzojnë notat e shkollës, shkruan Reuters.  

"Dështimi i nxënësve për të marrë notat shkollore është një fatkeqësi dhe një krim kundër fëmijëve," tha ministri i Arsimit Mahamed Ali Bougdiri.

Ikbel Azzabi, një zyrtar i sindikatës tha se vendimi i Tunizisë synon mësuesit të vdesin nga uria dhe se sezoni i ardhshëm shkollor do të jetë i vështirë për shkak të lëvizjeve të pritshme të protestës. Qindra drejtorë shkollash kanë nisur tashmë dorëheqjet e tyre. Ministria e Arsimit pohon se financat publike të vendit nuk lejojnë miratimin e kërkesave të mësuesve. 

proteste ne tunizi

Sondazh

Poll