Bota

Takimi i parë në Rusi/ 'Marrëveshja e fshehtë' midis Prigozhin dhe Putin, kreu i Kremlinit ka një POROSI: Më sillni kokën e Zelenskyy-t

Prigozhin mund të kërkojë të kryejë "një mizori të madhe për të mirën e Rusisë" për të rifituar besimin e regjimit të Putinit pas grushtit të shtetit që synonte të rrëzonte ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Mbrojtjes Valery Gerasimov.

10 Korrik 2023, 16:56 Nga k.m.
Takimi i parë në Rusi/ 'Marrëveshja e fshehtë'
Yevgeny Prigozhin dhe Vladimir Putin

MOSKË- Vladimir Putin priti në Moskë kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili po strehohej në Bjellorusi pas kryengritjes së dështuar kundër regjimit rus. Gazeta franceze "Liberation", duke cituar inteligjencën perëndimore, zbuloi lajmin e takimit. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi se Putin u takua me Prigozhin në Moskë dhe se ai kishte ftuar 35 persona, duke përfshirë komandantët e njësisë Wagner, në një takim që zgjati 3-orë.

Ka një teori se "bosi" i Wagner mund të ngarkohet të përdorë mercenarët e tij për të vrarë liderin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, për të "sjellë kokën e tij" në Kremlin.

"Unë mendoj se Yevgeny Prigozhin nuk mund t'i kërkojë falje Putinit. Por ai mund të kryejë një mizori të madhe për të mirën e Rusisë. Ai mund të orkestrojë një atentat ndaj Zelenskyy-t dhe të sjellë "kokën" e presidentit ukrainas në Kremlin. Ai duhet të bëjë diçka për të hequr aromën e asaj që Putin e ka quajtur "thikë pas shpine kundër Rusisë","- tha gazetari rus Muratov, drejtor i agjencisë investigative të lajmeve Novaya Gazeta, për emisionin në YouTube Zhivoy Gvozd.

Takimi i paparalajmëruar Putin-Prigozin u zhvillua më 1 korrik, një javë pasi grupi Wagner u revoltua, sipas botimit francez.

Në vazhdën e rebelimit të dështuar të 24 qershorit, udhëheqësi rus tërhoqi shpejt kërcënimet e tij për të akuzuar liderin "Wagner" për "tradhti". Më 6 korrik, udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko pretendoi se Prigozhin ishte kthyer në Rusi. Si rezultat i një marrëveshjeje "të paspecifikuar" që thuhet se është ndërmjetësuar me presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenkon, Prigozhin dhe mercenarët e tij u lejuan të iknin në Bjellorusi për të shmangur ndjekjen penale.

yevgeny prigozhin vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2023, 16:30 k.m.

Kosova heq masat për mallrat nga Serbia

Foto ilustruese Që prej të shtunës pasdite janë liruar masat për mallrat nga Serbia, të cilat ishin ndaluar me një vendi...