Bota

Çfarë po ndodh në Itali? Një i moshuar në Sardenjë shtrohet në spital, rezulton me kolerë, rasti i parë pas 50 vitesh

Vendi dhe dita e infektimit nuk dihen, ndërsa mësohet se nuk kishte bërë asnjë udhëtim jashtë vendit.

10 Korrik 2023, 16:34 Nga a.l
Çfarë po ndodh në Itali? Një i moshuar në
Foto ilustruese

ITALI- Identifikohet pas 50 vitesh rasti i parë i infektimit me kolerë në Itali. Siç raportojnë mediat italiane, një i moshuar në Arbus është shtruar në spitalin Santissima Trinita në Cagliari i infektuar me kolera. Pacienti vuan nga sëmundje të zemrës.

Ai po merr trajtim në spital prej 5 ditësh ndërsa mësohet se gjendja e tij aktualisht është e qëndrueshme. Vendi dhe dita e infektimit nuk dihen, ndërsa mësohet se nuk kishte bërë asnjë udhëtim jashtë vendit.

Sipas raportimeve të L’Unione Sarda, i moshuari bëri simptomat rreth një muaj më parë dhe ky element vështirëson përcaktimin e saktë të momentit të infektimit. Mjekët po kryejnë kontrolle epidemiologjike te familjarët e pacientit që jetojnë në zonën e Medio Campidano dhe që aktualisht nuk shfaqin asnjë simptomë, megjithatë priten rezultatet e analizave. 

kolere ne itali

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2023, 16:30 k.m.

Kosova heq masat për mallrat nga Serbia

Foto ilustruese Që prej të shtunës pasdite janë liruar masat për mallrat nga Serbia, të cilat ishin ndaluar me një vendi...