Bota

Lajçak takohet me Bislimin në Bratislavë: Ramë dakord për hapat e parë drejt uljes së tensioneve në Veri

Ai bën me dije se në fokus të bisedimeve ishin hapat e mëtejshëm për shtensionimin e situatës në Veri, sipas propozimit të BE-së të cilin deri tani Qeveria nuk e ka pranuar.

10 Korrik 2023, 17:06 Nga a.l
Lajçak takohet me Bislimin në Bratislavë: Ramë dakord
Miroslav Lajçak dhe Besnik Bislimi

SLLOVAKI-  I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak deklaron se ditën e sotme ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi në Bratislavë. Ai bën me dije se në fokus të bisedimeve ishin hapat e mëtejshëm për shtensionimin e situatës në Veri, sipas propozimit të BE-së të cilin deri tani Qeveria nuk e ka pranuar. Lajçak shkruan se me zëvendëskryeministrin kanë rënë dakord për hapat e parë për shtensionimin e situatës. 

“Patëm një diksutim bilateral intensiv sot në Bratislavë me Zëvendëskryemiministrin Besnik Bislimi për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, sipas deklaratës së 3 qershorit nga Bashkimi Evropian dhe për rrugën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut. U pajtuam për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka shkruar Lajcak në Twitter.

BE-ja ka propozuar që kryetarët e zgjedhur të katër komunave veriore të tërhiqen nga ndërtesat komunale, të punojnë në zyra alternative dhe të mbahen zgjedhje të reja. Propozimi i BE-së është edhe kërkesë e SHBA-së.  

miroslav lajçak

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2023, 16:30 k.m.

Kosova heq masat për mallrat nga Serbia

Foto ilustruese Që prej të shtunës pasdite janë liruar masat për mallrat nga Serbia, të cilat ishin ndaluar me një vendi...